Profesor Pilinçi: Edi Rama kryeministër kukull, i gatshëm të bëj debat me të
Profesori shqiptar-amerikan Pëllumb Pilinçi, thotë se Edi Rama është kryeministër kukull, ndërsa shton se Bashkimi Kombëtar arrihet shumë kollaj.
Në një intervistë për RTV Ora, profesori shprehet se Shqipëria do bëhet me kufijtë natyralë, teksa thekson se Kushtetuta amerikane do bëhet edhe në Shqipëri.
Pëllumb Pilinçi: Edi Rama nuk është kryeministër është Kukull. Bashkimi Kombëtar arrihet shumë kollaj. Shqipëria do bëhet me kufijtë natyralë. Ju keni edhe një Kushtetutë por kjo nuk është Kushtetutë, është vetëm për arkën politike. Kushtetuta do bëhet pas qeverisë teknike. Pas tre muajsh do Presidenti do zgjidhet si në Amerikë. Deputeti nuk do të jetë me emërim. Kushtetuta amerikane do bëhet në Shqipëri. Deri më sot ju nuk ju ka ardhur asnjë kompani e madhe. Amerika nuk ka kompani, Amerika sjellë.
Pilinçi, thekson se është i gatshëm të bëjë debat me të gjithë politikanët përfshirë edhe Edi Ramën.
Pëllumb Pilinçi: Unë jam gati të bëjë debat me të gjithë që nga Edi Rama e deri tek i fundit. Unë do ju thoja shqiptarëve që mos të keqkuptohen kur Ambasadorja jonë që është Shqipëri, ajo është e re në politikë. Mos e shikoni kur takohet me një person, Amerika nuk është me atë, SHBA është me popullin shqiptar. Të gjithë burgjet në Shqipëri do hapen.
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Anila Kolgjini
