Profesori Pilinçi thirrje pushtetarëve: Deklaroni pasurinë e vjedhur, burgu i Reçit ju pret
Profesori shqiptar-amerikan Pëllumb Pilinçi, thotë se politikanët shqiptarë i kanë kërkuar ndihmë për të zgjidhur problemet e Shqipërisë, si dhe për t’i hequr nga “Non Grata”
Në një intervistë për RTV Ora, Pilinçi u ka bërë thirrje pushtetarëve që të deklarojnë pasuritë që i kanë vjedhur, teksa shton se burgu i Reçit i ndërtuar nga Amerika i pret.
Sebastian Zonja: Për këtë fuqi që keni ju ka kërkuar ndihmë ndonjë politikan shqiptar për të zgjidhur problemet e Shqipërisë apo për të hequr këto “Non Grata”?
Pëllumb Pilinçi: Po. Unë i njoh të gjithë shqiptarët, që nga Berisha që e kam President, i kam marrë dhe fëmijët që i kam çuar në Itali në ’97, Ilir Metën, dhe të gjithë. Dhe po ju them sot të gjithë qeveritarëve, deklaroni pasurinë që keni vjedhur. Burgun e Reçit e ka bërë Amerika, ju pret, por s’dua që të shkojë njeri në burg.
Më tej shton se pasuritë e vjedhura që pushtetarët shqiptarë kanë në botë janë bllokuar, ndërsa shton se PS dhe PD janë ‘motra’.
Pëllumb Pilinçi: Ne ua kemi bllokuar paratë në çdo vend në botë. Ne nuk kemi bllokuar 4 bilionë dollarët që janë në Shqipëri. Të dy partitë janë motra. Bëjnë sikur zihen por nuk është e vërtetë. Ne në Amerikë ndihemi të fyer, kur shohim një parlament që më vjen rëndë ta them, injorant.
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Anila Kolgjini
