"Dy partitë donin ta digjnin Shqipërinë si në '97", Pilinçi: PS nuk ka fituar, PD-në e shkatërruam qëllimisht

Profesori shqiptar-amerikan Pëllumb Pilinçi, shprehet se dy Partitë Politike, PD dhe PS janë të njëjtat, teksa shton se këto të fundit donin ta digjinin Shqipërinë si në vitin 1997.

Në një intervistë për RTV Ora, Pilinçi thekson se humbja e PD në zgjedhje është bërë qëllimisht.

Pëllumb Pilinçi: Në Shqipëri ka ardhur fundi. Dy partitë politike donin ta digjnin Shqipërinë si ’97. PS dhe PD janë të njëjtët. PS nuk ka fituar. Ne kemi deklaruar se Edi Rama do marrë 74 deputetë. Ne shkatërruam PD në mënyrat tona e bëmë qëllimisht. 

Unë nuk kam ardhur si emigrant. Këtu vijnë shumë njerëz nga për të zhvatur Shqipërinë. Por unë jam plagos 3 herë për çështjet kombëtare. Unë kam dhënë gjak dhe jam gati të japë gjak për Kombin Amerikan dhe për popullin shqiptar.

Më tej shton se Shqipëria do ndryshojë brenda një muaj, ndërsa shton se do bëhen arrestime.

Pëllumb Pilinçi: Shqipëria do ndryshojë brenda një muaj, arrestime do bëhen. Këtu nuk dua të bëhet më rrëmujë. Policia duhet të forcohet. Edi Rama, Sali Berisha dhe të gjithë janë së bashku.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Anila Kolgjini