"T'i vijë turp që e trajtojnë popullin shqiptar si primitiv", thirrjet para kryeministrisë: Poshtë diktatura, ulni taksat!
Qytetarët dhe aktivistët u mblodhën ditën e sotme sërish para Kryeministrisë, duke sfiduar edhe reshjet e shiut. Ata protestuan për rritjen e çmimeve të shportës dhe rritjen e çmimeve të karburanteve. Ndër thirrjet që dëgjoheshin ishin "Rama ik", "Poshtë diktatura", "Ul çmimet".
"Të mos e lëmë këtë betejë mes qytetarëve që kërkojnë standarde dhe betejën e hajdutëve të cilët kërkojnë të vjedhin më shumë nga taksat, nga pasuria e këtij vendi. Nuk ka takës për urinë, nuk mundet të ketë taksë për urinë. Nuk mundet që qytetarët e këtij vendi të mbushin barkun duke paguar shtetin."
"Ulni taksat, ulni taksat."
"Në familjen e shqiptarëve për shkak të rritjes së çmimit ët bukës çdo muaj do mungojë kujdes shëndetësor sepse ato lekë duhet të shkojnë për miell, oriz, qumësht. Çdo muaj në shtëpitë e pensionistëve do mungojë kujdesi shëndetësor sepse ato lekë do shkojnë për bukë. Kryeministri thotë se në Shqipëri nuk vdesin për bukë, por në këtë vend nuk duhet të vdesin as rrugës për të blerë bukë ashtu si po përpiqet t'i katandisë këta njerëz një kryeministër i cili duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve."
"Rama ik."
"Ulni çmimet."
"Sot vij direkt nga Italia për të mbështetur vullnetin e popullit në këtë protestë dinjiteti. Kam ardhur të kundërshtoj në mënyrë kategorike rritjen e çmimeve pasi jemi ne të parët që goditemi nga rritja e çmimeve sepse jemi ne emigrantët të cilët kujdesimi për prindërit tanë. Pensionet 100 mijë lekë të vjetra që i japin këta nuk i mjaftojnë vetëm për ilaçe. T'i vijë turp që e trajtojnë popullin shqiptar si primitiv, t'i vijë turp që ngrenë çmimet ndërkohë që pagat janë më të ulëtat në rajon. "
"Poshtë diktatura."
"Kostoja e jetesës është rritur shumë. Të ardhurat tona kanë mbetur në vend ose janë ulur. Cila është zgjidhja? Është ulja e taksave, rritja e rrogave apo t'i besojmë kryeministrit se do t'i mbulojë shtresat e mesme./OraNews/
