Përmbytet shtëpia në Tiranë, institucionet i hedhin "topin" njëra-tjetrës, asnjë s'reagoi në kohë

Prej 4 ditësh shtëpia e zotit Mondi Bido në zonën e Yzberishtit noton në ujë.

"Kam që në 2 të natës që kërkoj ndihmë, asnjë institucion."

Reshjet e shiut kanë bllokuar kolektorët duke mos bërë shkarkimin e ujërave të zeza normalisht e duke përmbytur dhe këtë shtëpi në rrugën "Jorgo Panajoti."

Që prej ditës së premte 45 vjeçari Bido ka kërkuar ndihmën e institucioneve por askush nuk e ka parë problemin me përparësi duke e rënduar dhe më tej situatën.

"Nuk e hap njeri telefonin gjallë në botë."

Thotë se ujin në shtëpi e kanë nxjerrë me kova.

"E keqja është sepse këta e marrin informacionin dhe e mbajnë atje, nuk ja çojnë dikujt. E kemi regjistruar thonë këta tallen, bashki, polici tallen. Si nuk gjendet një numër i drejtorit, të vihet një në lëvizje."

Pas 3 ditësh telefonata të vazhdueshme kryefamiljarit i është dashur të shkojë pranë zyrave të UKT që më pas ky institucion të vihej në lëvizje.

"Policia e rendit e kalon te policia bashkiake, policia bashkiake e kalon te zjarrfikësja, zjarrfikësja thoshte ne jemi për ujëra të pastra. Unë kam 4 ditë, 4 ditë është një mjerim. Policia bashkiake ka ardhur, nuk besonte mori çizmet e fut brenda bëri foto."

45 vjeçari kërkon ndërhyrje që të mos ketë më një problem të tillë pasi parashikohet që  reshjet e shiut të vijojnë edhe në ditët në vijim.

"E para të rregullohet që unë mos kem probleme se është kryesorja dhe e dyta të paktën të mbajë një përgjegjësi."

  •    
    Përmbytet shtëpia në Tiranë, institucionet i hedhin
     
/OraNews/