Noka: Basha poshtëroi bazën e PD-së, i quajti "llum" të japë dorëheqjen. ‘Foltorja’, e vetmja zgjidhje

Debatet në kryesinë e Grupit të PD të së dielës (10 tetor) janë rikthyer me tone më të forta këtë të hënë. Flamur Noka, pas mbledhjes në selinë e PD-së, duke akuzuar Bashën se ka ofenduar bazën me fjalën “llum".

Ai thekson se këtë fjalor ndaj demokratëve nuk e ka pasur as Rama e as Nano

“Jam këtu për të dënuar poshtërimin që z. Basha bëri mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar i bëri anëtarësisë duke i quajtur ‘Llum’. Askush nuk ka guxuar ta quajë ‘Llum’ bazën e Partisë Demokratike as kundërshtarët e saj më të mëdhenj” tha ai në një prononcim për median nga selia e PD-së.

Kundërshtarët e Bashës në parti e quajnë të papranueshme një marrëveshje për të shtyrë afatin e komisionit të vettingut në këmbim të reformës territoriale dhe zgjedhore. Por Noka shkon më tej kur kërkon dorëheqjen e kryetarit të partisë. 

"Dorëheqja duhet të jetë e vetmja zgjidhje për ta bashkuar këtë forcë"

Noka nënvizon më tej se Bashës i dhimbset më shumë karrigia e tij dhe se ‘Foltorja’ është e vetmja zgjidhje për demokratët shqiptarë

Në grupin parlamentar deputetët e PD ranë dakord për të ngritur tre komisione hetimore, atë për arbitrazhin 120 milionë euro të fituar nga Becheti, inceneratorët dhe zgjedhjet e 25 prillit.