AMT kërkon dorëheqjen e kreut të SPAK: E turpshme vajtja në premierën e 007. Veliaj duhej të ishte prapa hekurave

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e quajti të papranueshme praninë e kreut të SPAK Arben Kraja në premierën e filmit të James Bond organizuar në fund javë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kjo aleancë ka dorëzuar në SPAK dhjetra dosje dhe deri tani kanë nisur hetimet për 14 të tilla ndaj kryebashkiakut Veliaj, prandaj i kërkon Krajës të japë dorëheqjen pasi është në konflikt interesi. 

Jo vetëm kaq ata thonë se do i kërkojnë KLP-së dhe ILD-së të nisë hetim disiplinor dhe penal.  

“Ne nga ky moment i kërkojmë drejtuesit të SPAK Arben Kraja dorëheqjen. Do i kërkojmë KLP dhe ILD-së të nisë hetim disiplinor dhe penal qoftë dhe me mos reagimin ndaj kërkesave tona të vazhdueshme për informacion por dhe me pjesëmarrjen e këtij zotërie në një festë që nuk ka lidhje me drejtësinë e as me profesionin e tij. Çfarë e lidh zotin Kraja të shkojë të shohë agjentin 007. Është shuplakë për të gjithë ne” tha Adriana Kalaja në një prononcim për median para godinës së SPAK.

AMT kërkon dorëheqjen e kreut të SPAK: E turpshme vajtja në

Do të nisim procedurat ligjore për kallëzimin penal ndaj zotit Kraja tha ajo.  

“Prokurori i SPAK në vend që të marrë masa për dosjet e Teatrit dhe sekuestrove, të merret me punën që është kërkuar dhe paguar gjen kohë të shkojë në një event të organizuar nga kryetari i bashkisë së Veliajt i cili sot duhej të ishte prapa hekurave. Është e turpshme e pamoralshme vajtja e zotit Kraja në një festë organizuar nga një person pë të cilën janë 14 dosje të filluara  në hetim nga SPAK”

"Teatrin do ta paguajnë ata që e shembin.Ta harrojnë që do ndërtohet teatri i ri. Do ndërtohet siç ka qenë" mbylli deklaratën ajo.