Me sytë drejt Amerikës, afganët bëjnë 1 muaj në Shqipëri: Jemi të kënaqur me mikpritjen
Shëtitje, lojëra dhe argëtim më njëri tjetrin. Kjo është mënyra si e kalojnë ditën refugjatet afganë të strehuar në zonën turistike të Shëngjinit.
Pas më shumë se 1 muaj qëndrim në Shqipëri, ata thonë se janë të kënaqur me mikpritjen dhe kushtet që janë ofruar në vendin tone.
Megjithatë, të ardhmen e tyre nuk e shohin në Shqipëri, por në Shtetet e Bashkuara, aty ku është edhe destiancioni final i tyre.
"Kemi kaluar një situatë të vështire në Afganistan, por këtu e shohim veten shumë të sigurt. Ndodhem këtu përkohësisht sepse destinacioni ynë dhe qëllimi është Amerika. Është në proces e sipër marrja e vizës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne shpresojmë dhe besojmë që do e marrim vizën shumë shpejt."
Thonë se toka amerikane u është premtuar, ndaj po presin nga dita në ditë.
“Ne po punojmë me dokumentet që të marrim vizën, pasi qëllimi është që të shkojmë dhe krijojmë jetesën në SHBA. Kështu na është premtuar dhe shpresojmë që të ndodhë shpejt diçka e tillë."

Për shqiptarët kanë vetëm falënderime, ndërsa theksojnë se janë mirëpritur kudo që kanë shkuar.
"Kemi rreth 1 muaj që jemi këtu dhe jam shumë e kënaqur nga populli shqiptar. Banoret këtu janë shumë të sjellshëm dhe të hapur për shoqëri."
Prej fillimit të muajit shtator në Shëngjin janë strehuar 400 refugjatë afganë./OraNews/
