Meta takon Ribeiron: Jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë nuk duhet të cënohen nga askush

Presidenti, Ilir Meta, priti sot në një takim përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Teresa Ribeiro.

Gjatë takimit me të, Meta thotë se theksoi se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë.

 "Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike dhe nuk respektohen të drejtat themelore, aty gjen gjithnjë e më shumë censurë dhe autocensurë mediatike" shkruan Meta në facebook.

Presidenti falenderoi zonjën Ribeiro për kontributin, që OSBE dhe Zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri.

Kreu i Shtetit nënvizoi në takimin me përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE se "të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik".

Meta takon Ribeiron: Jeta, karriera dhe kushtet e punës së