Prokuroria e shpalli vetëvrasje, e ëma e Kacifas nuk e pranon: Do kërkoj drejtësi në Strasburg, të dalë e vërteta në dritë
Tre vite pas ngjarjes së rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandinos Kacifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, prokuroria e Gjirokastrës, ka vendosur të pushojë hetimet për këtë dosje.
Për këtë vendim ka reaguar familja e Konstandinos Kacifas.
Mediet greke raportojnë se familja e 35-vjeçarit të vrarë ndihet e zhgënjyer dhe e hidhëruar nga drejtësia shqiptare, e cila e shpalli vdekjen e Kacifas si vetëvrasje.

"Ne nuk morëm asnjë përfundim zyrtar në duart tona. Erdhi nga Prokuroria një letër që flet për" vetëvrasje "të fëmijës tonë, me dy vrima në fytyrë. Në pamundësi për ta mbyllur çështjen, ata shpallën vetëvrasje pas tre vjetësh. Ajo që po ndodh është e papranueshme. E vërteta duhet të dalë në dritë dhe ne do të arrijmë deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut," nëna e 35-vjeçarit, Vasiliki Kacifa, duke u kërkuar autoriteteve shqiptare të publikojnë videon e operacionit.
"Nëse ai bëri vetëvrasje siç thonë ata para burrave të RENEA, le ta publikojnë videon nga kamerat. Por ata nuk e bëjnë, sepse e vërteta është ndryshe ”, thekson ajo, duke deklaruar se është zhgënjyer dhe i hidhëruar me këtë vendim.

“Fëmija im humbi jetën sepse mbrojti të drejtën e tij për të ngritur flamurin grek në vendin e tij. Unë dua që e vërteta të dalë në dritë. Ata e vranë fëmijën tim, sepse nuk mund të shpjegonin me fakte pse e vranë atë. Lufta jonë vazhdon," shprehet nëna e Konstantinos Kacifas për median greke,prwto thema.
