Atentat shqiptarit në Athinë, pamje të rënda nga vendngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2021, 16:28
Një shqiptar ka qenë objektiv i një atentati në Greqi mëngjesin e djeshëm (10 tetor).
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa është bërë publike nga media ditën e sotme.
Mësohet se atentati ndaj 34-vjeçarit ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës, ku persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin.
Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Gentimatas”, ndërsa rezulton një person me precedentë të shumëfishtë penale për trafik droge, grabitje dhe vjedhje.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit/autorëve të ngjarjes, shkruan Protothema.

