Shqipëria në emergjencë energjitike, Këlliçi: Problem korrupsioni, një nga sektorët më të abuzuar për efekte elektorale
Qeveria ka shpallur emergjencën energjitike së bashku me planin për të mbrojtur familjet dhe bizneset e vogla nga kriza energjitike.
Klejd Këlliçi, pedagog i Shkencave Politike, në një intervistë për Rtv Ora me gazetarin Sebastian Zonja thotë se problemi i madh i sektorit energjitik në Shqipëri është korrupsioni dhe abuzimi.
Ai e konsideron një gabim të madh edhe privatizimin e sektorit të naftës.
Këlliçi: Ka një prirje për rritjen e çmimeve ndërkombëtarisht të hidrokarbureve për efekt dhe të çmimeve të elektrecitetit për një mori arsyesh që shkojnë nga kushtet atmosferike, kërkesa për të ulur varsinë nga karbonet fosile, nafta etj. Në të njëjtën kohë pamundësia për ta mbushur këtë pjesë me energji të rinovueshme. Shqipëria ka probleme të tjera.Në Shqipëri është privatizuar sektori i naftës, një nga gabimet më të mëdha që është bërë në këtë vend.
Dy sektorë nuk duhet të privatizohen në një vend, energjia dhe shëndetësia.Nuk them që Shqipëria nuk duhet ta privatizojë apo ta shtetëzojë, të ketë një sektor të rëndësishëm publik për të bërë politikë ndërkombëtare. Ne nuk jemi Rusia. Rusia me energjinë bën politikë ndërkombëtare, me mbylljen e sarçineskës për Ukrainën kushtëzon sistemin politik, kushtëzon Poloninë, Gjermaninë etj.
Por nëse në kushtet që jemi sot energjia rritet sepse varemi nga tregu ndërkombëtar, ky është problemi i Shqipërisë. Shqipëria është futur në një treg të madh ndërkombëtar i cili luan me kërkesën dhe ofertën dhe detyrohet në bazë të këtyre mekanizmave ta shesë diku jashtë energjinë të cilën prodhon në periudha të ndryshme dhe pastaj i duhet ta riblejë.Problemi i madh i Shqipërisë në këto momente është në njërin krah nafta, e cila është e privatizuar dhe në krahun tjetër sektori i energjisë që është në dorën e shtetit.
Këtu duhet të shtojmë edhe faktin se kemi një seri HEC-esh privatë.Para 3-4 ditësh në një fshat afër Gramshit, i cili është shumë afër Hidrocentralit, nuk kishte drita prej 2 ditësh. E tmerrshme në Shqipëri, të jesh afër vendit ku prodhohet energjia elektrike dhe të mos kesh drita.Problemi i madh i sektorit energjitik është korrupsioni dhe abuzimi, një nga sektorët më të abuzuar për efekt të shumë përfitimeve që mund të merren, në daç në rrafshin elektoral në kuptimin e votës që mund të merret përmes punësimit, në daç në rrafshin e investimeve.
Duke analizuar zhvillimet në PD, ai thotë se një zgjidhje e afërt nuk shihet në horizont, por megjithatë cilado qoftë ajo nuk do tu vërë kapak probleme në këtë parti.

Këlliçi: Një situatë e cila e ka vënë në ditën më të vështirë PD, në kuptimin e një zgjidhje që nuk shihet në horizont.Sido që të zgjidhet problemet që ka lënë pas çështja e non gratës së Berishës do mbeten në PD.Nëse Basha arrin të ruajë pozitën e vet politike do ta shoh me shumë dyshim përballjen në zgjedhje dhe mbështetjen që do të mund ti japin.
