E rrallë/ Skulptura e krijuar nga ajri i Antartikës në vitin 1765 (foto)

Një skulpturë ajri, me bazë nga reshjet e dëborës në Antarktidë, dy shekuj e gjysmë të vjetra, është prezantuar nga artisti Wayne Binitie. E titulluar 1765-Antarktiku Air, vepra është vendosur në qendër të ekspozitës “Polar Zero” në Glasgoë gjatë samitit të OKB -së për klimën COP26.

Binitie thotë se synon të shënjojë momentin e ndryshimit të atmosferës që nga data vendimtare 1765.
"Ne donim të krijonim një afërsi me bisedimet që po zhvillohen tani për ngrohjen globale," thotë ai. "Për shkak të COP26, Qendra Shkencore e “Glasgow Green” ishte vendi i dukshëm për ta bërë këtë.
Ne ofrojmë një ndjesi prekjeje dhe çfarë do të thotë të jesh në kontakt me akullin dhe ajrin.”
Binitie, doktorant në Kolegjin e Artit, ka krijuar një lidhje specifike me skulpturën e shpikësit skocez James Watt që qëndron disa kilometra nga Qendra Shkencore moderne e qytetit.

Në 1765, duke kaluar parkun ku është statuja, Watt mendoi se si motorët me avull, gjithnjë e më jetikë për industrinë, mund të ridizejnohen për t'u bërë më efikas. Ndaj ky vit konsiderohet si fillimi i Revolucionit Industrial. Por Binitie thotë se është gjithashtu momenti kur njerëzit filluan të bëjnë dëme serioze në atmosfere.
Skulptura në formë qelqi cilindrike është e vendosur në një kornizë çeliku të zezë nga dyshemeja në tavan. Cilindri përmban një zonë të dukshme silikoni të lëngët dhe mbi të është ajri, i nxjerrë me kujdes nga akulli polar, që daton nga viti 1765.

Në anën tjetër të dhomës është një cilindër i dytë i akullit Antarktik. Ai shkrihet gjatë gjithë kohës dhe zëvendësohet më pas. Përveç kësaj ka një fonogram shumë evokues në dhomë, duke përzier muzikën dhe tingujt e natyrës. Vizitorët mund të prekin dhe të dëgjojnë./Ora News/

