Nobeli në Kimi shkon për krijuesit e mjetit për ndërtimin e molekulave që ndihmojnë në prodhimin e ilaçeve

Benjamin List me origjinë gjermane dhe David MacMillan me origjinë skoceze fituan çmimin Nobel në Kimi, për zhvillimin e mjeteve të reja për ndërtimin e molekulave që kanë ndihmuar në prodhimin e ilaçeve të reja dhe që janë më miqësore me mjedisin.

Dy shkencëtarët u nderuan me çmimin  për studimin e tyre mbi zhvillimin e organokatalizës asimetrike.

"Katalizatorët organikë mund të përdoren për të nxitur shumë reaksione kimike," tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë.

"Duke përdorur këto reagime, studiuesit tani mund të ndërtojnë në mënyrë më efikase çdo gjë nga ilaçet e reja deri tek molekulat që mund të kapin dritën në qelizat diellore."

Ditën e djeshme fituan çmimn Nobel për Fizikë tre shkencëtarët, Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi.

Të hënën, Komiteti Nobel u dha çmimin në fiziologji ose mjekësi amerikanëve David Julius dhe Ardem Patapoutian për zbulimet e tyre se si trupi i njeriut e percepton temperaturën dhe prekjen.

Gjatë ditëve të ardhshme çmimet do të jepen gjithashtu për punën e shquar në fushat , letërsisë, paqes dhe ekonomisë.