“Të mjerët” në Lezhë/ Kryevepra e Hygo vihet në skenë në muret e Lisusit antik

“Të Mjerët” e Viktor Hygo u prezantuan për publikun lezhjan si rrallë herë në ambient të hapur.

Muret e lisusit antik pranë vendvarrimit të Skënderbeut u kthyen në skenë.

Shfaqja erdhi si bashkëpunim i aktorëve të rinj amatorë të Lezhës me aktorin profesionist të Teatrit Migjeni të Shkodrës, Nikolin Fërketa!

"Një vepër që tregon në mënyrën më të mirë domethënien  e fjalë s 'i mirë'. Është një vepër mjaft aktuale për popullin ku ne jetojmë, sepse populli shqiptar është një popull i mirë. Vepra flet për një mbret që braktis  popullin e vetë , por edhe sot populli shqiptar ndihet i braktisu. Ndihet i braktisur në mënyra të ndryshme. Është një mesazh që i jepet çdokujt që ka në dorë fatin e këtij vendi, që mos ta lejnë këtë vend drejt mjerimit."

Vepra me regji të Xhilberto Gegës, tërhoqi mjaft vëmendje edhe për faktin se mesazhi që përcjell është mjaft domethënës.