“Fajin ma ka gjuha” çel siparin Festivali i Librit

“Fajin ma ka gjuha”,  këtë titull mban Festivali i Librit këtë tetor.

Enkel Demi dhe Shpëtim Selmani, të dy fitues të çmimit Europian të Letërsisë, ishin ata që çelën festivalin, në një bashkëbisedim me studiuesin Ben Andoni.

"Me një grusht njerëzish që gati jemi ktheyr si kristianët e parë, që mundohemi të ruajmë atë komunitetin tonë të vogël brenda kufijve që janë gjithmonë më të vegjël," tha Andoni.

Shpëtim Selmani tregoi mbi letërsinë e tij si dhe sfidat që përballen sot shkrimtarët në Kosovë.

"Letërsia pas lufte ka filluar të hapet më shumë dhe normalisht temat kanë qenë të ndryshme. Kosova e ka synim një identitet evropian," tha ai.

Enkel Demi i njohur si autor i librave dhe si Tom Kuka rrëfeu se si e vërteta dhe çlirimi nga komplekset e bën atë të lirë në artin e tij.

"Për sa i përket shqiptarisë shumë shpesh jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë vë re njerëz të cilët bëjnë tentativa të jashtëzakonshme letrare , por me një qëllim të vetëm të shkruajnë në mënyrë që të pëlqehen," tha Demi.

Festivalit i Librit është një ftesë e hapur për dialog mes autorëve shqiptarë dhe evropianë./OraNews/