“Kthimi” i Dodë Gjergjit: Të kthehemi në trungun e vjetër, të ulim shpirtin te rrënja e cungut të motshëm
“Të kthehemi në trungun e vjetër dhe të ulim shpirtin tonë te rrënja e cungut të motshëm”.
Ky duket se është lajtmotivi i triologjisë letrare “Kthimi” të Imzot Dodë Gjergjit.
Pas Kosovës vepra u promovua edhe në Tiranë, ndërsa autori rreket të hapë një debat për rilindjen e identitetit shqiptar.
"Kam propozuar të hapim një debat në mënyrë që secili ta ulë shpirtin e vet në atë shkëmb që mendon se e rehaton atë".
Përfaqësuesit e komuniteteve fetare vlerësuan veprën e Dodë Gjergjit si një rrëfim të sinqertë historik dhe jetësor.
Në ceremoninë e promovimit ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta, i cili shkroi në rrjetet sociale se autori ka ndërtuar një fabul sa njerëzore dhe lirike, se si gjenden e reagojnë shqiptarët përballë dramës së madhe të pushtimit osman, që vendos me të gjitha mjetet një besim të ndryshëm fetar.

