Gjithçka filmohet nga kamera e sigurisë, 20-vjeçari në Itali godet me thikë njerkun, ai kërkon ndihmë me foshnjën në krahë
Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Itali ku një 20-vjeçar shqiptar ka sulmuar me thikë njerkun e tij.
Mësohet se ngjarja ndodhi në qytetin e Carapelles, kur dy karabinierë të cilët ishin jashtë shërbimit vunë re një burrë të gjakosur që rrëzohej në anë të rrugës duke mbajtur një vajzë të vogël në krahë. Ai po kërkonte ndihmë pasi kishte marrë disa plagë me thikë në shpinë nga djali i partneres së tij.
Kur mbërritën karabinierët gjetën burrin që kërkonte ndihmë si dhe gruan e tij, ndërsa kur shkuan pranë shtëpisë gjetën djalin e gruas (autorin e plagosjes) pa këmishë dhe me një gur në dorë.
Policia ishte në gjende ta neutralizonte të riun dhe arritën ta shoqëronin në komisariat.
Nga një rindërtim i parë i fakteve të bëra nga njerku i djalit dhe nëna e tij, duket se plagosja me sa duket ka ndodhur pa ndonjë arsye të veçantë.
Gruaja e cila ishte duke nderë rrobat u alarmua nga britmat e shoqëruesit të saj i cili po përpiqej të shmangte goditjet me thikë.
Agresioni i 20-vjeçarit kundër njerkut të tij si dhe një gur i madh që po tentonte t’ia hidhte, u kap nga kamerat jashtë në oborr, kohë gjatë së cilës gruaja u përpoq disa herë të ndante 2 burrat.
Duke pasur parasysh situatën që po degjeneronte, njerku u përpoq të shpëtonte veten duke ikur përmes një daljeje nga pjesa e prapme të shtëpisë duke marrë vajzën e tij të vogël me vete, në krah.
Pas këqyrjes së pamjeve të sigurisë 20-vjeçari shqiptar u arrestua./OraNews/
