Video/ Ishte i parkuar pranë banesës, shkrumbohet gjatë natës makina në Korçë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 9 Tetor 2021, 09:49
Një mjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të mbrëmjes në fshatin Kamenicë të Korçës.
Paraprakisht mësohet se mjeti ka qenë i parkuar dhe ka marrë flakë rreth orës 01:00 të natës (9 tetor).
Burime nga policia bëjnë me dije se pronari i mjetit nuk ka konflikte, megjithatë ekspertët po bëjnë këqyrjen e mjetit për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale, ndërkohë që mësohet se nuk ka pasur dëme në njerëz./OraNews
