Shkodër: Plumb 24 vjeçarit në bark, atentati i mistershëm në Dajç
Një 24 vjecar mbeti i plagosur në Shkodër në një atentat.
Isak Mehmedaj u sulmua me armë zjarri teksa po ecte në këmbë në rrugën e fshatit Mushan të njësisë Administrative Dajç, në rrethana që mbeten të paqarta mëngjesin e së shtunës, 9 tetor 2021.
Siç njofton policia e Shkodrës, i riu është paraqitur vetë në Spitalin e Shkodrës me një plumb në bark.
Policia informon se rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta 24-vjeçari I.M, banues në fshatin Mushan, Shkodër.
Ai ka marrë trajtimin mjekësor dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmia
Në dëshminë e parë Isak Mehmedaj, mësohet se nuk ka dhënë shumë detaje për rrethanat e ngjarjes, por ka theksuar se nuk e di kush ishte njeriu që e sulmoi.
Ekspertët e policisë së Shkodrës fiksuan provat në vendngjarje me qëllim zbardhjen e dinamikës së atentatit të pretenduar dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.
Në vijim, ata pritet që të marrin sërish në pyetje 26 vjecarin që ishte objektiv I sulmit për të ballafaquar faktet.
Grupi hetimor po verifikon pistat e hetimit rreth kësaj ngjarje.
Raportimi i parë i gazetarit në minutën 20:49 gjatë edicionit të lajmeve.
