Gjendet i pajetë brenda taksisë deputeti 33-vjeçar, policia nis hetimet

Një deputet ukrainas ka humbur jetën ditën e sotme në një taksi.

Policia ukrainase bën me dije se është gjetur i pajetë në makinë 33-vjeçari Anton Polyakov, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ai është ndjerë keq në taksi, ndërkohë mjekët janë përpjekur ta rikthejnë në jetë, por nuk kanë mundur.

Ligjvënësi 33-vjeçar është anëtar i grupit parlamentar "Për të Ardhmen", i zgjedhur në parlament si anëtar i partisë në pushtet Shërbëtorët e Popullit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se Poliakov ka vdekur në sediljen e pasme të taksisë.

Shoferi dëshmoi se ky deputet hipi në makinën e tij pranë një stacioni autobusi publik pranë qendrës së kryeqytetit Kiev dhe tha se nuk ishte mirë, i vjellë.

Poliakov ishte kryetar i nënkomitetit kundër korrupsionit për reformën në industrinë e mbrojtjes të parlamentit ukrainas.