Finlanda i bashkohet Suedisë dhe Danimarkës, kufizon përdorimin e vaksinës Moderna
Finlanda këtë të enjte ndaloi përdorimin e vaksinës COVID-19 të Modernës për meshkujt e rinj për shkak të raportimeve për një efekt anësor të rrallë kardiovaskular.
Kështu, Finlanda do t’i bashkohet Suedisë dhe Danimarkës në kufizimin e përdorimit të saj.
Mika Salminen, drejtoreshë e institutit shëndetësor finlandez, tha se Finlanda në vend të saj do të jepte vaksinën e Pfizer për burrat e lindur në vitin 1991 e më vonë.
"Një studim nordik që përfshin Finlandën, Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën zbuloi se burrat nën moshën 30 vjeç që morën Moderna Spikevax kishin një rrezik pak më të lartë se të tjerët për të zhvilluar miokardit," – thuhet nga Instituti.
Zyrtarët shëndetësorë suedezë dhe danezë kishin njoftuar të Mërkurën se do të ndërprisnin përdorimin e vaksinës Moderna për të gjithë të rinjtë dhe fëmijët, duke cituar të njëjtin studim.
Ndërsa, zyrtarët norvegjezë të shëndetësisë përsëritën të Mërkurën se ata rekomanduan që meshkujt nën moshën 30 vjeç të zgjedhin vaksinën Pfizer.
Instituti finlandez tha se studimi nordik do të botohej brenda disa javësh dhe të dhënat paraprake i ishin dërguar Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për vlerësim të mëtejshëm.
