E rrallë! Babai lejon 2-vjeçarin të luajë me gjarprin 3 metra të gjatë, videoja alarmon rrjetin

Matt Wright, eksperti zvarranikëve ka lejuar të birin në moshën 2-vjeçare të luajë me një gjarpër rreth tre metra të gjatë.

Wright, ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shihet se 2-vjeçari i tërheq bishtin e një gjarpri të quajtur “Python Olive”, që konsiderohet si gjarpri i dytë më i madh i Australisë

Në një moment, zvarraniku i madh përpiqet të mbështillet rreth një shtylle druri, duke bërë që babai të nxisë djalin e tij që ta “tërheqë atë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MATT WRIGHT - OUTBACK WRANGLER (@mattwright)

Më pas i vogli është munduar që të afrohet drejt kokës së gjarprit por që eksperti nuk e ka lejuar.

Krahas  videos e cila tashmë është bërë virale në rrjet ku dhe ka marrë komente të shumta pozitive dhe negative, shkruan:  “Të mësosh punën”

Sakaq, një pjesë e komentuesve akuzojnë prezantuesin televiziv për vënien në rrezik të jetës së 2-vjeçarit.

Ndërsa të tjerë vlerësojnë faktin që Matt mëson vogëlushin të mos ketë frikë dhe të respektojë kafshët e egra.