Shpëton për mrekulli/ Burri bie nga kati i 9-të mbi makinë, ngrihet dhe pyet: Çfarë ndodhi (foto)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2021, 13:32
Një 31-vjeçar ra nga kati i nëntë i një pallati në New Jersey dhe ka përfunduar mbi një makinë 'BMW'. Si për mrekulli, duke pësuar plagë të rënda në trup.
Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës ( 7 tetor).

Mediet lokale raportojnë se pasi 31-vjeçari ra mbi makinë u ngrit dhe pyeti: “Çfarë ndodhi?”.
Një dëshmitare okulare, Smith tha se në atë moment ajo dëgjoi një zhurmë të madhe, por nuk i kaloi në mendje së do ishte një person në fillim.

“Kur e pashë thashë Oh Zot i Madh. U trondita. Ishte sikur të shihje një film”, tha Smith.
Megjithatë nuk është ende e qartë nëse rënia nga gati i 9-të ishte incident, ose tentativë për vetëvrasje.

