“Po, gjeta dy arka me monedha ari”/ Inskenoi vdekjen në Shqipëri, Davide Pecorelli nën hetim për vjedhje mallrash

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili u gjet në ishullin Montecristo 9 muaj pasi u raportua i zhdukur  është nën hetim për vjedhje mallrash.

Davide Pecorelli është gjetur i gjallë në brigjet e qytetit të Livornons në Itali në 18 shtator në një gomone.

"Unë po kërkoja një thesar," tha Davide Pecorelli, 45 vjeç, sipërmarrës dhe ish gjyqtar futbolli në Arezzo .

Dhe ndoshta kishte një të vërtetë në këtë histori. Sipas zyrës së prokurorit Grosseto, Pecorelli e kishte gjetur me të vërtetë thesarin  dhe pastaj disi e kishte marrë në posedim. Kështu, kundër sipërmarrësit, siç shkroi La Nazione, është bërë një kallëzim penal me akuzën e vjedhjes së mallrave.

Kryevepra e Dumas

Thesari i Kontit të Montecristo nuk është asgjë më shumë se një koleksion monedha ari që datojnë në shekullin e 5 pas Krishtit dhe u vodhën në vitin 2019 nga muzeu i San Mamiliano në Sovana, një vend magjepsës i pasur me gjetje etruske në provincën e Grossetos.

Legjenda thotë se ato monedha të Mamiliano -s, të cilët zbarkuan në Montecristo, ishin thesari i famshëm i Kontit i treguar në kryeveprën e Dumas.

Ato u prezantuan rreth dhjetë vjet më parë së bashku me muzeun që i strehoi dhe vjedhja ishte një humbje shumë e dhimbshme për Sovanën (qytezë) e vogël.

"Po, gjeta dy arka me monedha ari"

Davide Pecorelli, i cili tashmë është nën hetim nga gjyqësori në gjendje të lirë me akuzën e mashtrimit, nuk e ka mohuar se i ka gjetur monedhat.

"Po, gjeta dy arka me monedha ari, por nuk i mora në zotërim dhe prandaj jam i qetë sepse nuk kam asgjë për t'u frikësuar," shpjegoi ai.

"Thesari është në vendin që i tregova prokurorit, ata dinë gjithçka, ata gjithashtu kanë harta të hollësishme të vendeve ku kam qenë në kërkimet e mia ato ditë, kur arrita në ishull. Sidoqoftë, unë i kam komunikuar gjithçka gjyqësorit."

Prokuroria e  Grossetos, në një dhomë hoteli në ishullin Giglio, ku banonte sipërmarrësi, gjeti rreth njëzet lista në një letër fotografike me detaje të monedhave të lashta, tre harta të ishullit Montecristo, një libër të Komedisë Hyjnore dhe një çelës me pllakën, ku shkruhej “garazh Porto Santo Stefano”, shkruan corriere