SHBA shmang 'katastrofën'/ Senati amerikan ngre tavanin e borxhit
Senati amerikan ka vendosur të ngre tavanin e borxhit kombëtar duke i dhënë zgjidhje provizore ngërçit politik.
50 senatorë votuan të enjten me mbështetjen e republikanëve për të shmangur skenarin e krizës me pagesat, dhe miratuan rritjen e borxhit me 480 miliardë dollarë deri më 3 dhjetor.
Qeveria amerikane shpenzon më shumë para sesa mbledh nga taksat, ndaj deficitin e kompenson duke marrë hua nga tregjet financiare për të kryer pagesat dhe për të rifinancuar borxhin kombëtar, i cili vlerësohet mbi 120 për qind sipër prodhimit bruto të SHBA-së.
Deri tani opozita republikane i ka rezistuar rritjes së borxhit përtej vlerës 28 trilionë dollarë, vlerë që presidenti Xho Bajden planifikon ta kapërcejë me politikat dhe planet e tij të investimit.
Presidenti Bajden dhe Sekretarja e Thesarit, Xhenet Jellen, takuan këtë javë drejtues kompanish dhe bankash dhe i paralajmëruan se bursat bashkë me vendin i pret katastrofa nëse nuk rritet përfundimisht kufiri i borxhit.
Votimi i Senatit tani do të kalojë edhe në Dhomën e ulët të Përfaqësuesve ku demokratët kanë shumicën./Ora News/

