Gjermani/ Sherr në festën në bordello, plagoset me thikë 25 vjeçari shqiptar, i riu në rrezik për jetën

Përplasje mes të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjermani.

“Bild’, bën me dije se 20 të rinj janë përplasur fizikisht mes tyre,  brenda një feste në një bordello.

Si pasojë e përplasjes, një 25-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë dhe ndodhet në  gjendje kritike për jetën. Sipas mediave gjermane ai është plagosur me thikë dhe ka marrë plagë në shpinë dhe në kokë.

 “Gjendja e tij shëndetësorë është e rëndë dhe në rrezik për jetën”- shkruajnë mediat.

Policia u lajmëruar nga dëshmitarët që ishin të pranishëm, ndërkohë të rinjtë që janë përfshirë në ngjarje janë larguar sapo kanë mbërritur efektivët.

Gjermani/ Sherr në festën në bordello, plagoset me thikë 25

Por nga policia u ndaluan pesë persona, katër prej të cilëve u liruan pas disa orësh qëndrim në komisariat.

Sakaq ende nuk janë të ditura shkaqet që sollën konfliktin mes të rinjve.

Gjermani/ Sherr në festën në bordello, plagoset me thikë 25