Shikoni videon/ Pamje nga rrëzimi i avionit të miliarderit rumun në Itali

Tronditin pamjet nga video, që tregojnë rrëzimin e aeroplanit, në të cilin udhëtonte miliarderi rumun, Dan Petrescu me gruan dhe djalin e tij.

Avioni me tetë pasagjerë, të cilët humbën jetën  u rrëzua mbi një ndërtesë në via Marignano , në San Donato Milanese.

Shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, të cilin miliarderi rumun, Petresku e kishte blerë në vitin 2015 së bashku me Vova Kon , një ish aksionere të Dinamo Bukureshtit , po hetohen nga autoritetet kompetente italiane.

Aksidenti ndodhi rreth 11 minuta pas ngritjes nga aeroporti i Milanos dhe aktualisht rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike mbeten të paditura

Aktualisht rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike mbeten ende të paditura.

Petresku ishte 68 vjeç dhe kishte dy shtetësi (rumune dhe gjermane). Petresku konsiderohej si një prej personave më të pasur në Rumani, pronar supermarketesh dhe galerish tregtare (Metro dhe Real).

Petresku ishte shpërngulur në Gjermani për t’i shpëtuar regjimit të Nicolae Ceausescu, për t’u rikthyer në vendlindje pas vitit 1989.

Sipas medieve italiane, ai kishte nën kontroll aeroplanin, momentin kur u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e  tetë personave, përfshirë një fëmijë të vogël.

Për fat të mirë, ndërtesa në të cilën u rrëzua aeroplani i vogël kishte zyra dhe ishte plotësisht bosh në kohën e rrëzimit, përndryshe numri i të vdekurve mund të ishte shumë më i lartë.

Raportimi  i 'Corriere della Serra' thotë se familja po udhëtonte për në vilën e tyre në Olbia, Sardenjë, ku nëna 98-vjeçare e Petresku i priste kur ndodhi aksidenti.

Djali i manjatit rumun punonte si studiues në Kanada dhe ishte kthyer në Itali për të pagëzuar fëmijën e një shoku.