Kryemadhi takon ambasadorin britanik, çfarë u diskutua

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar me ambasadorin britanik Alastair King-Smith.

Kryemadhi shkruan se mirëpret të bashkëpunojë ngushtësisht për të çuar para synimet e përbashkëta dhe për të afruar më tepër popujt e dy vendeve.

"Mikëprita me kënaqësi në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Z. Alastair King-Smith. Mirëpres të bashkëpunojmë ngushtësisht për të çuar përpara synimet e përbashkëta, si dhe për të afruar më tepër popujt e dy vendeve tona," shkruan Kryemadhi në Facebook.