“PD, si mbeturina e PPSH-së”/ Alizoti i përgjigjet Ramës: Nga ana biologjike ka prejardhje e një xhelati, pinjoll i...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij në Parlament tha se deputetët e PD-së me qëndrimet e tyre, duken si mbeturina të Partisë së Punës.

Alizoti në një deklaratë për mediat, u shpreh është Rama ai që ka lidhje me Partinë e Punës pasi është djali i Kristaq Ramës dhe Spiro Kolekës.

Ai thotë se kur demokratët dilnin vuanin burgjeve, Rama dilte në rrugët e Bllokut me çorape të kuqe.

“Më ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjëra mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje e një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe. Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së punës. Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral.”, tha Alizoti. 

Ai ka mbështetur edhe protestën e ditës së djeshme, duke thënë se Shqipëria nuk duhet të rresht së bëri protesta, pasi është një popull i vuajtur.

“Unë flas si Alizoti dhe si pjesë e PD. Si Alizot Shqipëria nuk duhet të rreshti për të bërë protesta. Populli shqiptar është i vetmi popull në Ballkan që vuan për të rritur fëmijët. Ky është një popull i vuajtur. Unë jam për protestë maksimale nga ana e PD për këtë problem.”, - tha ai./ Ora News/