"Foltorja" ndalet nesër në Elbasan, Berisha: Për një parti më të fortë dhe më të bashkuar

Ditën e nesërme, 8 tetor "Foltorja për PD-në" do të ndalet në Elbasan.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili njofton se takimi do të zhvillohet në sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit.

Zoti Berisha ka ftuar demokratët të marrin pjesë, pasi sipas tije vetëm, të bashkiar mund të fitojnë.

"Njoftim!

Diten e premte me daten 8 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Theatrit Skampa te Elbasanit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb," shkruan Berisha. 

Një ditë më parë, më 6 tetor, "Foltorja" u ndal në Gjirokastër.