Ministria e Jashtme jep 1 lekë për tenderin, kërkon të blejë karrige e varëse rrobash

Në tenderat publikë ka një numër të madh rastesh kur kriteret përcaktojnë fitues.

Por nuk mbarojnë as prokurimet, kur shteti ofron vetëm 1 lekë për shërbimet.

Ndoshta gabim, ndoshta gafë, ndoshta e vërtetë, por kaq ka pretenduar të japë Ministria e Jashtme për të blerë 20 karrige rrotulluese, 5 varëse rrobash, 12 tavolina pune dhe një dollap.

Sipas dokumenteve procedura është shpallur në datën 4 tetor dhe është mbyllur 24 orë më vonë.

"Oni Trade" ka fituar tenderin duke ofruar 483 mijë lekë dhe duhet të vërë në dispozicion pajisjet brenda  5 ditësh nga shpallja e fituesit në portalin e APP-së.

Nga dokumentacionet vërehet se ministria ka një interes për veçantë për përshkrimin  e pajisjeve siç janë karrige, varëse rrobash dhe tavolina pune.

Kërkesa që ministria ju kishte bërë më parë kompanive të interesuara  ishte që këtë tender ta merrnin seriozisht, madje ironia vazhdon kur i ka paralajmëruar se sipas dispozitës ligjore do të skualifikonte ofertën që do ishte 50% më pak se fondit limit, pra e fondit 1 lekë.

Ministria e Jashtme jep 1 lekë për tenderin, kërkon të

/OraNews/