"Veliaj bëri dasmë 100 mln lekë, ne s'kemi të bëjmë rrugën", lagjet "mbyten" me një pikë shi: Jetojmë si në Mesjetë

Në dukje është liqen por ky është aksi ku kalojnë me qindra banorë të rrugës "Vangjel Noti."

Reshjet e shiut të një dite ,ë parë e kanë bërë këtë aks të pakalueshëm.

Fëmijët e kanë më të vështirë kalimin.

"U lagën këpucët kur kalova sot, nuk e di se si të kaloj," thotë një fëmijë.

Megjithatë niveli i ujit e ka bërë të vështirë edhe lëvizjen me automjete.

"Ka qenë gjithë kohën kështu."

"Qëkur kemi ardhur në '91 kështu është."

"Këtu është hidrocentral, rrugët nuk janë rregulluar asnjëherë. Atje është pishinë, të gjitha rrugët në Laprakë janë copë-copë. Fmëijët mezi kalojnë, kanë vënë gurë që të hidhen nga ana tjetër. As në kohën e Enverit nuk ishin kështu rrugët."

"Mos pyet, si në Mesjetë. Me këtë rrugë që kemi ne nuk mund të themi që jetojmë në Tiranë."

"Marrim lundrat kalojmë. Sa pretime janë dhënë për këtë rrugë dhe është sërish e njëjta."

"Kam 6 djem të djemve kalojnë me këmbë nëpër llucë."

Banorët e kësaj lagje bëjnë përgjegjëse bashkinë si institucioni  që duhet të marrë masa sa më pare për zgjidhjen e këtyre problemeve.

"Të rregullojë rrugët ose ta lerë postin, ta marrë dikush tjetër. Të vijë dikush që të rregullojë rrugët."

"T'i rregullojnë rrugët, mos flasin poshtë e lart. Ai e ka shtëpinë në mes të qytetit, është në rregull."

Madje ka nga ato që thirrjen e kanë për kryebashkiakun që të shkojë në zonë ta shohë problemin nga afër dhe të mos merret vetëm me qendrën.

"Erion Veliaj sheh qendrën, nuk fsheh fshatin këtu. Me këto kushte nuk jemi në Laprakë, jemi në fshat. Lapraka është qytet, por nuk është qytet këtu."

"Erion Veliaj nuk mund të bëhemi të gjithë, Erion Veliaj ka bërë dasmën me 100 milionë që i ka dhënë e ëma që ka shitur fiq. Ne nuk kemi 100 milionë të bëjmë rrugën të shkojmë në shtëpi. I them Erion Veliaj që jemi qytetarë të këtij vendi, paguajmë taksat të na bëjë rrugën. Erion Veliaj i sjell kalamajtë të vijnë këtu? Nuk i sjell dot."

Ky aks edhe pse është tejet problematik nga ana e pushtetit vendor nuk është vënë dorë duke i lënë banorët të jetojnë si në mesjetë.

  •    
    "Veliaj bëri dasmë 100 mln lekë, ne s'kemi të
     
/OraNews/