Rama: Fjala zgjerim po përdoret me më pak vullnet, kam mësuar teknikën e re sa herë keni zgjedhje në BE

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, Kryeministrit Edi Rama tha se zgjerimi është përherë e më pak një fjalë që përdoret me pasionin dhe vullnetin e viteve më parë.

Rama theksoi se është shumë e qartë për të gjithë se Ballkani Perëndimor është një realitet gjithmonë e më tepër i rëndësishëm për BE-në

Rama: Mendoj se po bëhet gjithmonë e më e qartë se zgjerimi është përherë e më pak një fjalë që përdoret me pasionin dhe vullnetin me të cilin përdorej vite më parë dhe nuk ka dyshim që procesi mund të kërkojë shumë kohë. Në të njëjtën kohë është shumë e qartë për të gjithë se Ballkani Perëndimor është një realitet gjithmonë e më tepër i rëndësishëm për BE-në dhe mendoj se kjo është po ashtu, një arsye pse disa prej vendeve skeptike tashmë duken se janë shumë më të hapura ndaj idesë për të nxitur sa më shumë të mundet, të nxjerrin brenda afatit të shkurtër që ka mbetur nën trysni nga të gjitha anët e BE-së për shkak të populizmit të së djathtës ekstreme dhe të lëvizjeve të tjera të ngjashme.

Rama shtoi se ka mësuar një teknikë të re për të zbuluar zhvillimet e së ardhmes së afërt, duke parë kalendarin e zgjedhjeve në të njëjtin afat kohor të vendeve të BE-së.

Rama: Sigurisht, kjo ndodh për shkak të arsyeve zgjedhore, kryesisht. E meqë ra fjala, gjatë diskutimeve ju thashë se kam mësuar një teknikë të re për të zbuluar zhvillimet e së ardhmes së afërt, duke parë kalendarin e zgjedhjeve në të njëjtin afat kohor. Kështu që, ju sugjeroj të gjithëve, nëse doni të dini pak a shumë llojin e qëndrimit të disa vendeve të rëndësishme, shihni kalendarin e  tyre zgjedhor dhe do ta kuptoni, ka një harmoni mjaft të madhe midis nevojave për të shkuar tek votuesit dhe tonin, karshi procesit të zgjerimit dhe integrimit.