Krahasimi/ Kosova më pak vdekje ditore, infektime dhe raste aktive sesa Shqipëria

Ndërsa janë duke u përballur me rastet e reja nga varianti Delta dhe ardhja e vjeshtës, si po e përballojnë Kosova dhe Shqipëria Covid-19 në raport me numrat?

Ditën e sotme Kosova ka raportuar se nuk ka pasur raste vdekjesh nga COVID-19, ndërsa 30 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, ditën e djeshme Shqipëria raporti për 9 viktima dhe 572 raste të reja në 24 orë.

Nëse krahasohen rastet aktive, Kosova ka 1.676, ndërsa Shqipëria plot 8134 raste aktive.

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë (popullsia 1.8 milionë) janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës, ku 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në Shqipëri (popullsia 2.8 milionë) numri i vaksinimeve në total është 1,778,093 doza të vaksinës ndaj COVID19, ku prej tyre 820,946 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID. Ditën e mërkurë.

Në Kosovë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671, ndërsa në Shqipëri 162,322 persona.

Nga ana tjetër, në Shqipëri kanë humbur jetën si pasojë e Covidit 2,734 persona, ndërkaq në Kosovë ky numër është 2,965 persona.