“Të hapet dogana e Mirashit” Banorët e Gollobordës: Thyejmë kufirin për mjekim në Maqedoninë e Veriut

73 vite më parë në këtë vend ndodhej dogana e Mirashit nga ku kalohej drejt Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut. Që  prej vitit 1948 kur diktatori Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me Josif Broz Titon, kjo pikë kufitare u mbyll për të mos u hapur më kurrë.

"Dogana e Mireshit i shërben gjithë zonës të Gollobirdës."

Në këto kushte banorët e Gollobordës thyejnë kufirin kur kanë hall.

"Kur njerëzit sëmurën i kemi rënë shkurt,   pa doganë, kemi çuar njerëzit në spitalin e Dibrës."

Ata kërkojnë rihapjen e doganës, edhe si mundësi e zhvillimit të zonës.

"Të rinjtë tanë po ikin nga zona sepse nuk ka doganë, nuk ka investime, nuk ka rrugë. Nëse hapet kjo doganë besoj se të rinjtë do të kthehen, do lëvizin më lirshëm në Maqedoninë e Veriut."

Dogana  e Mirashit u hap për herë të parë në vitin 1939, dhe përdorej kryesisht nga banorët e zonës së Gollobordës dhe fshatrave të Librazhdit.

“Të hapet dogana e Mirashit” Banorët e Gollobordës:

“Të hapet dogana e Mirashit” Banorët e Gollobordës:

“Të hapet dogana e Mirashit” Banorët e Gollobordës:

“Të hapet dogana e Mirashit” Banorët e Gollobordës: