Kriza energjetike/ Koti: Rama po justifikon keqmenaxhimin e burimeve natyrore

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja demokrate, Sorina Koti,  tha se kriza energjetike është një lajm i keq për opozitën dhe shqiptarët, dirsa thekson se vetë qeveria po reklamon krizën.

Në një intervistë për Ora News, Koti shprehet se Rama po justifikon keqmenaxhimin e burimeve natyrore, duke thënë se situata është kritike dhe ne duhet të përballojmë këto rritje të energjisë.

Sorina Koti: Është një vërtetë shumë i keq jo vetëm për opozitën por edhe për shqiptarët. Më e keqja është se vetë qeveria e reklamon se do të jetë një krizë. Nëse do e deklaronte opozita diçka të tillë situata nuk do ishte normale, por e ka deklaruar qeveria që ka në dorë të gjithë institucionet, dhe organizmat. Në Shqipëri fillon të reflektohet kriza në momentet e para që sapo ka nisur reflektimi në vendet e tjera. Shqetësuese është se Shqipëria është një vend që importon dhe eksporton energji elektrike, jemi një vend që prodhojmë energjinë elektrike. Të flasim ne për krizë të energjisë, kur jemi një vend bekuar nga perëndia me burime natyrore. Rama po justifikon keqmenaxhimin e burimeve natyrore, është duke thënë se situata është kritike dhe ne duhet të përballojmë këto rritje të energjisë elektrike.

Në lidhje me 7 pikat që ka propozuarKryedemokrati Lulzim Basha për përballimin e krizës ekonomiken vend, Koti tha se plani ishte pjesë në program edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

Më tej ajo tha se PD po punon për një projektligj për uljen e çmimeve që më pas do ia depozitojnë Kuvendit.

Sorina Koti: Plani me 7 pika  që tha Basha ka qenë pjesë e jona dhe në programin ekonomik gjatë fushatës elektorale. Aktualisht ne jemi duke punuar për një projektligj që si fillim është ulja e  çmimeve bazë për ushqimet nga 1% në 6% dhe shumë shpejt do e ia kalojmë Kuvendit për miratim. Më pas do të marrim masat konkrete se çfarë do të ndodh me energjinë elektrike me naftën dhe me çmimet e tjera. Këto propozime si fillim do ia kalojmë komisionit dhe më pas do të kalohen për votim dhe për miratim. Kemi filluar duke propozuar zgjidhje konkrete të daljes nga kriza jo për të nxjerr qeverinë por qytetarët shqiptar.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini.