Arrestohet një lojtar i Premier League për akuzën e dhunës seksuale
Pas rastit Benjamin Mendy që shokoi futbollin anglez e jo vetëm pasi ndodhet në burg për akuzën e 4 përdhunimeve të kryera prej tij, një tjetër rast është bërë i ditur sot që ka çuar në pranga një tjetër futbollist të Premier League.
Sipas raportimeve më të fundit, policia britanike ka bërë të ditur se ka arrestuar një lojtar të Premier League, 20-vjeç dhe që aktivizohet me Brighton në kampionat dhe për çështje hetimi dhe ligjore emri i tij nuk bëhet publik.
Lojtari akuzohet për dhunë seksuale dhe thuhet se ka ndodhur në një klub nate buzë detit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Pak dihet për natyrën e saktë të incidentit që ndodhi në klubin e natës, por raportet e hershme sugjerojnë se lojtari ishte me një person tjetër i përfshirë në sulmin e dyshuar.
Personi tjetër, 40 vjeç, u arrestua gjithashtu nën dyshimin për abuzim seksual ndërsa ngjarja konkretisht ka ndodhur në bregdetin e Brighton në klubin e natës, “The Arch”./Ora News/.
