Nëna e tij surprizon me deklaratat, Mbappe drejt qëndrimit te PSG?
Kylian Mbappe e tha hapur në një intervistë të pak ditëve më parë se kishte kërkuar largimin nga Paris Saint Germain në Korrik.
Edhe pse situata u nxeh në Gusht ku pati oferta zyrtare nga Real Madrid që duket afër një marrëveshjeje me sulmuesinf francez, sot nëna e lojtarit ka bërë disa deklarata që mund të ndryshojnë plotësisht rrjedhën e kësaj historie.
Fayza Lamari, nëna e sulmuesit të PSG, bëri të ditur se Mbappe po negocion me klubin për rinovimin dhe se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.
“Aktualisht jemi duke diskutuar me PSG për një rinovim dhe gjërat po shkojnë mirë. Unë madje fola me Leonardon të hënën e kaluar. Pas kësaj, a do të gjejmë një zgjidhje? Një gjë është e sigurt: ai do të japë gjithçka deri në fund për të fituar Championsin. Kylian ka nevojë që të jetë i kënaqur. Nëse nuk është i lumtur, ai është në gjendje të thotë se do të marrë fund karriera e tij, ai shpesh na thotë diçka të tillë. Me Kylian, gjithçka mund të ndryshojë nga sot deri nesër", u shpreh Lamari kur u pyet mbi të ardhmen e Mbappe.
Me fjalë të tilla, nëna e yllit francez konfirmon se e ardhmja e sulmuesit mund të marrë kthesë tjetër dhe se nuk përjashtohet rinovimi me parizienët, që në fakt e konfirmoi se po negocion për diçka të tillë. Në krahun tjetër, Perez po monitoron çdo levizje në Paris!/Ora News/.
