Myrto Uzuni: Nuk luajmë për barazim me Hungarinë, ndihem në kulmin e karrierës

Sot në konferencën për shtyp nga grumbullimi me kombëtaren foli një nga sulmuesit më në formë të kombëtares, Myrto Uzuni. Sulmuesi i Ferencvaros po shënon një mal me gola në Hungari dhe në Europa League dhe vet lojtari e pranon se është në formën më të mirë dhe gati të luajë..

A e shikoni veten titullar në kombëtare?

“Unë ndihem në formën time më të mirë, Kombëtarja është diçka tjetër duhet të përqëndrohemi dhe duhet të jemi të gjithë së bashku të arrijmë objektivat, nuk ka rëndësi kush luan”.

Ju e njihni mirë Hungarinë, si kundërshtar..

“Dua të luaj çdo ndeshje pavarësisht klubit apo kombëtares, Hungarinë e njoh mirë jetoj atje dhe stërvitem me të njëjtët lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë”.

Si trajtohet ndeshja me Shqipërinë në Hungari?

“Flasim dhe në dhomat e zhveshjes, presin për një ndeshje shumë të bukur, ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë”.

 

A do të jetë një avantazh për ne mungesa e tifozëve?

“Nuk është avantazh për ne, pasi Hungaria ka marrë rezultate të mira pa tifozë, në fushë janë të tre rezultatet, por nuk është në favorin tone”.

Jeni në formë dhe po shënoni, a jeni në kulmin e karrierës?

“Mendoj se tani është kulmi i karrierës time, pasi po jap maksimumin me Kombëtaren dhe Ligën e Europës por varet sa i përqëndruar je”.

 

Si do të jetë sjellja e kundërshtarit ndaj nesh?

“Normalisht është e njëjta Kombëtare që do të gjejmë aty, kanë të njëjtën strategji si në pasi të dy trajnerët janë tialianë, luajnë si ne. Mendoj që ekipi që do të fitojë do të jetë ai që do jap zemrën në fushë”.

Si do të ishte një barazim, për ne?

“Nuk hyjmë për barazimin në fushë, duam të japim maksimumin”./Ora News/.