Dy të infektuar në kombëtare, alarmohet Reja para sfidave deçizive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2021, 10:37
Raste me Covid-19 edhe në kombëtaren A. Pas rasteve me Shpresat dhe ekipin u19, FSHF, njofton se janë dy raste me koronavirus edhe në skuadrën e grumbulluar nga Edy Reja.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Hoxhallari dhe për fizioterapistin Arzen Voci, që vijnë nga Tirana. Siç duket, te bardheblutë ka një vatër infektimesh pasi edhe Ismajlgeci që rezultoi pozitiv me Shpresat vinte nga ekipi i bardhebluve.
Tashmë të dy të infektuarit ne covid-19 janë larguar nga grumbullimi dhe hoteli ku qëndronin lojtarët por ekziston frika për infektime të tjera mes lojtarëve apo stafit.
Do të ishte goditje e madhe për ekipin nëse do të humbisnim ndonjë nga titullarët në prag të dy finaleve me Hungarinë dhe Poloninë për eliminatoret e Botërorit./Ora News/.


