Shpresat, Dobra dhe Prenga: Nuk duhet të gabojmë, ndaj Andorras për 3 pikë

Kuqezinjtë U21 të drejtuar nga Alban Bushi do të luajnë në shtëpi dy sfidat e radhës eliminatore, ndaj Andorrës dhe Sllovenisë në stadiumin “Elbasan Arena”. Këto sfida do të vendosin shumë për objektivat e Shpresave në këto eliminatore dhe për dy lojtarët e skuadrës, Fatmir Prengaj dhe Armando Dobra, ato duhet të merren me radhë, sidomos ajo ndaj Andorrës nuk duhet gabuar.

Fillimisht në konferencën e sotme, foli sulmuesi i Laçit, Fatmir Prengaj, i cili kërkoi 3 pikë në ndeshjen e parë.

Objektivat për këto dy ndeshje? – Si gjithmonë, Shqipëria synon fitoren dhe fokusimi është Andorra, duhet të marrim 3 pikëshin, pasi është shumë i nevojshëm për ne, më pas mendojmë për Slloveninë, që duhet të fitojmë edhe me këtë ekip, por jemi të fokusuar 100% te ndeshja e parë kundër Andorrës.

Andorra? – Kjo është ndeshja e parë që unë luaj kundër Andorrës dhe skuadra e njeh këtë ekip. Ka djem që janë që në grumbullimin e vjetshëm dhe e njohin dhe besoj se do të marrim maksimumin nga kjo ndeshje dhe ta fitojmë.

Synimet e Kombëtares Objektivat e Shqipërisë U-21 janë që të kapim Europianin por duhet të bëjmë më të mirën tonë dhe çdo ndeshje ta marrim si të radhës dhe të fitojmë.

Laçi? – Te klubi ndihem mirë, nuk jam aktivizuar shumë por pres që në vazhdim të aktivizohem edhe më shumë.

Ndërkohë që sulmuesi Armando Dobra foli për situatën në klubin ku luan në Angli dhe për atmosferën në skuadër.

Ndeshjet ndaj Andorrës dhe Sllovenisë? – Objektivat e skuadrës janë për të fituar të dyja ndeshjet. Kemi një skuadër të mirë dhe të fortë. Do të luajmë kundër Andorrës fillimisht dhe do të luajmë fort, për të marrë 3 pikët dhe pastaj të fitojmë edhe me Slloveninë.

Skuadra e Andorrës? – Kemi luajtur edhe më parë me Andorrën, i kemi mundur 3-0, janë skuadër e fortë dhe të qetë, është ndeshje e vështirë.

Vendi që synojmë në grup? – Objektivat tanë janë të dalim në vend të parë ose në vendin e dytë dhe të kualifikohemi në Europian. Humbjet ndodhin sepse nuk ka ekipe që nuk humbin, por ky është objektivi ynë, pasi kemi skuadër të mirë dhe mund t’ia dalim.

Colchester? – Jam shumë i gëzuar pasi kam bërë golin me ekipin e ri, kam shkuar të bëj gola dhe të tregoj se çfarë lojtari jam unë. E kam nisur mirë dhe shpresoj të bëj edhe më shumë gola me ekipin e ri./Ora News/.