Video/ Bën arbitrin për spital, lojtari brazilian arrestohet për tentativë vrasjeje
Skena shokuese vijnë nga futbolli në Brazil. Edhe pse jo në nivele të larta, pamjet që ofrohen në një ndeshje lokale të Serisë A2, turneu lokal i Rio Grande do Sul, janë shokuese dhe aspak normale për sportin më të dashur në botë.
Lojtari i Sao Paolo RS, William Ribeiro humbi mendjen dhe ndoshta duhet thënë që u çmend totalisht kur pas një faulli që dha arbitri ndaj tij, e rrëzoi dhe e goditi me këmbë në kokë duke e lënë pa ndjenja.
Pamjet e ndeshjes Guarani-Sao Paolo RS, kanë bërë xhiron e botës teksa policia u fut menjëherë në fushë dhe duke parë më pas gjendjen e rëndë të arbitrit, prangosi lojtarin me akuzën e tentativës së vrasjes.
Fatmirësisht pas disa orësh në spital, gjyqtari i dhunuar e mori veten dhe nuk paraqet rrezik ndërsa Sao Paolo RS me një komunikatë ka dënuar ashpër ngjarjen teksa konfirmoi se do të prishë kontratën me lojtarin pas dhunës dhe sulmit ndaj arbitrit.
