Lenjani: Sot kemi kombëtare më të fortë, fokusi vetëm te Hungaria
Edhe Ermir Lenjani foli nga grumbullimi me kombëtaren për dy ndeshjet e radhës eliminatore ndaj Hungarisë dhe Polonisë të cilat janë shumë deçizive për fatin e Shqipërisë në shanset për të shkuar në playoff.
“Jam gati për këto dy ndeshje, edhe fizikisht jam mirë pasi kam patur një problem fizik por tani ndihem mirë”.
Në aspektin personal si i shikon dy sfidat…
“Është shumë e rëndësishme të fokusohemi te vetja jonë, te forca jonë dhe jam I bindur se do të shkojë mirë”.
Në Zvicër keni dhënë disa asiste, mendoni se do të jeni në fushë dhe ta bëni sërish?
“Do të vendosë trajneri, ai do të shikojë si do të shkojë në stërvitje dhe ai do të vendosë se kush zbret në fushë. Tërheqja e Bashës? Ka qene një lojtar i rëndësishëm kudo, në Zvicër, Itali dhe në kombëtare. I uroj më të mirat tani”.
Si e vlerësoni Hungarinë dhe Poloninë?
“Duhet të fokusohemi te Hungaria, kemi lojtarë të fortë dhe jemi mirë edhe pse janë skuadër e fortë. Duhet të shfrytëzojmë kualitetet tona që të kalojmë Hungarinë e më pas do të shikojmë Poloninë”.
Mungesa e tifozëve a do të jetë një gjysmë ndihmë për ne?
“Hungaria gjithmonë ka një tifozeri të zjarrtë dhe me stadium të mbushur. Do të jetë aspekt pozitiv për ne por duhet të fokusohemi te loja jonë që të marrim maksimumin”.
Si e shikon Shqipërinë sot, me këtë grup?
“Kemi lojtarë me më shumë kualitet, luajnë në Europë me ekipe shumë të mira në Itali dhe aktivizohen në Champions League. Tani mendoj se jemi më të fortë në kombëtare. Nuk mendoj për të dhënë asist apo për të shënuar, dua vetëm që të fitojmë e të kemi sukses”, përfundoi mbrojtësi shqiptar./Ora News/.
