“Barcelona në Mars praktikisht falimentoi, lojtarët u blenë pa e ditur nëse do të paguheshin”

Barcelona në Marsin e vitit 2021 teknikisht kishte falimentuar. Kjo ishte deklarata zyrtare nga vet klubi katalanas që ka shpjeguar menaxhimin e mëparshëm të klubit nga presidenca e Bartomeut.

Shefi i Barçës, Ferran Reverter, gjatë një konference për shtyp, në fakt paraqiti të dhënat e një kontrolli që Laporta i ngarkoi Deloitte për të analizuar situatën ekonomike të Barçës duke filluar nga të dhënat e sezoneve 2018/19 dhe 2019 /20 e deri në Marsin e 2021. Një analizë që zbuloi disa të dhëna financiare katastrofike të lëna trashëgim nga epoka e Bartomeut.

Reverter nënvizoi se menaxhimi i bordit të mëparshëm ishte katastrofik, veçanërisht për shkak të rritjes së kostove në nivel sportiv dhe një tregues që nuk ka asnjë sens është fakti sipas tij se lojtarët u blenë pa e ditur nëse mund t'i kishin paguar, shpjegoi drejtuesi blaugrana.

“Bordi i ri i Drejtorëve dhe struktura e tij e re ekzekutive kanë hasur në një situatë ekonomike dhe financiare të karakterizuar nga bilanci negativ dhe në një situatë teknikisht të falimentimit, borxhet dhe detyrimet ishin 1.35 miliardë euro, me nevojë urgjente për rifinancim; zero qarkullim monetar operativ, (pra klubi nuk kishte para) me vështirësi në përballimin e listave të pagave; dështimi i madh me raportet financiare, duke kufizuar regjistrimin e lojtarëve të rinj dhe procesin e vendimmarrjes; strukturat e prishura dhe një Camp Nou në një situatë të pasigurt”, ishte shpjegimi i Barcelonës në një deklaratë.

Nën drejtimin e Barcelonës, klubi ka bërë disa rifinancime, të huave dhe të disa marrëveshjeve të tjera me fonde investimesh duke përmirësuar disi situatën dhe në 2022 pritet që gjendja katastrofike financiare e klubit spanjoll të marrë fund./Ora News/.