UEFA prezanton logon e Europianit 2024 por harrohet Kosova (Video)

Gjermania është gati dhe ka nisur rrugëtimi drejt Euro 2024. UEFA ka prezantuar në një ceremoni zyrtare logon e Kampionatit të ardhshëm Europian në “Olympiastadion të Berlinit, njërit prej impianteve ku do të zhvillohen ndeshjet.

Por në përpjekjet nga UEFA për të promovuar diversitetin, qeveria e futbollit europian ka “harruar” ose ka gabuar pa qëllim me Kosovën.

Në video9n ku prezantohen 55 shtetet pjesëmarrëse të cilët përfaqësohen nga ngjyrat karakteristike të flamujve të tyre, Kosova është lënë pa ndarje me Serbinë dhe me të njëjtat ngjyra e dizajn po ashtu si Serbia.

UEFA prezanton logon e Europianit 2024 por harrohet Kosova (Video)

Po të shikohet videoja, të gjithë shtetet me ngjyrat e tyre kanë ndarje me fqinjtë, por Kosova jo, është me të njëjtat ngjyra si Serbia dhe pa ndarje me ta teksa ndarja me Shqipërinë është.

Jo pak polemika do të shkaktojë kjo video e prezantimit nga UEFA që në fakt nuk është aspak “Fair” ndaj një shteti të ri si Kosova kur dihet sa delikate është çështja me Serbinë./Ora News/.