Deschamps mendon për finalen: Belgjika e fortë por duam të fitojmë

Të enjten në mbrëmje luhet gjysmëfinalja tjetër e Nations League ku Franca do të përballet me Belgjikën në “Allianz Stadium” të Torinos, qytet që Deschamps e njeh mirë si lojtar dhe trajner teksa foli përpara sfidës dhe qartësisht pohoi se synon fitoren.

“Në Torino jam kthyer disa herë për arsye profesionale, pashë ndeshje për të vëzhguar lojtarët. Unë e konsideroj Torinon si shtëpinë time të dytë, kam kaluar pothuajse gjysmën e karrierës sime këtu, edhe nëse stadiumi ka ndryshuar. Unë njoh shumë njerëz që ende punojnë atje, është kënaqësi të kthehem”.

Sfidat me Belgjikën dhe dëshira e tyre për hakmarrje?

"Unë nuk jam i bindur se ata janë me këto ndjenja. Për ne ndeshja e 2018 ishte vendimtare sepse na lejoi të luanim një finale, por ajo që ndodh nesër nuk do të ndryshojë asgjë në këtë. Nesër do të luajmë për finalen e Ligës së Kombeve. Me ta ka pasur gjithmonë një rivalitet të shëndetshëm sepse ata janë fqinjë, por ka shumë respekt, nga ana ime për Roberto Martinez dhe gjithashtu mes lojtarëve. Do të të jetë një manifest për futbollin, një ndeshje mes dy skuadrave që kanë cilësi. Lojtarëve u pëlqen të luajnë këto ndeshje. Ne bëmë gjithçka për të qenë në Final Four. Historikisht kishte vetëm dy trofe për Kombëtarët, por tani është Liga e Kombeve. Unë jam ambicioz dhe po ashtu edhe lojtarët, asgjë nuk mund të zëvendësojë atë adrenalinë, veçanërisht kur përballesh me një kundërshtar cilësor".

Mbrojtja e mundshme me tre lojtarë?

"Roberto Martinez gjithashtu do të bëjë zgjedhje ... Nuk ka të bëjë me mbrojtjen tre, katër ose pesë; Unë gjithmonë filloj me idenë e të kuptuarit të sistemit që lejon ekipin tim të krijojë më shumë probleme për kundërshtarin. Nëse kemi posedim dhe e detyrojmë Belgjikën të mbrojë, do të jetë më mirë për ne".

Fjalët e Mbappe për shqetësimet e tij gjatë Kampionatit Evropian..

"Nuk e di se çfarë tha, nuk më intereson. Gjëja më e rëndësishme është që e pashë dhe diskutuam. Fjalimi që kam bërë me lojtarët është më i rëndësishmi. Kylian është i lumtur që është këtu, si të gjithë shokët e tij të skuadrës ai nuk mund të presë për ndeshjen e nesërme. Ajo që ndodhi është një gjë e së kaluarës. Gjëja e rëndësishme është sot dhe nesër ".

Rreziku i tredhëmbëshit belg në sulm..

"Nuk janë vetëm Hazard, De Bruyne dhe Lukaku. Faza e sulmit nuk përbëhet vetëm nga tre lojtarë, ka edhe mbrojtës, mesfushorë, të jashtëm. Gjëja e rëndësishme është t'i vendosim lojtarët në kushtet më të mira. në mënyrë që faza sulmuese të jetë efektive. Ne duam të luajmë për fitore dhe të arrijmë finalen”, tha Didier Deschamps, trajneri i “gjelave”./Ora News/.