Hertha Berlin nuk do të paguajë më testet për lojtarët e pavaksinuar

Deri më sot asnjë klub nuk ka detyruar futbollistët e saj që të vaksinohet kundër dëshirës së tyre kundër covid-19. Por duket se problemet që sjellin ata që nuk po vaksinohen, janë të mëdha dhe disa klube elitare po ndërmarrin masa të veçanta, që gjithsesi nuk detyrojnë lojtarët por do t’u ngarkohen kostot financiare.

Kështu, Hertha e Berlinit ka marrë një vendim që të gjithë lojtarët apo anëtarët e stafit të pakvaksinuar kundër covid-19 do të mbulojnë personalisht kostot e testeve pcr apo antigjen që bëjnë kundër koronavirusit dhe nuk janë pak para që bëhet fjalë.

Sipas Shefit të Klubit, Fredi Bobiç, pothuajse 90% e lojtarëve dhe e stafit janë vaksinuar teksa në të gjitha skuadrat e Bundesligës, arrin deri në 80%.

Deri më sot, Hertha Berlin ka vendosur të paguante të gjitha testet për lojtarët por me efekt të menjëhershëm nga dita e Enjte, të gjitha testet PCR për lojtarët e pavaksinuar do të përballohen personalisht nga ata.

Vet Bundesliga ka vendosur që 2 herë në javë çdo lojtar të testohet por te Hertha Berlin për shkak të një vatre që shpërtheu vitin e kaluar, është vendosur që të bëhen teste 6 herë në javë, dhe një test kushton 70 Euro. Pra 420 Euro në javë do të shpenzojë çdo lojtar dhe anëtar stafi i Hertha Berlin për t’u testuar çdo javë…../Ora News/.