Berisha: Basha ka tmerr nga vota, PD-ja sipas Bashës nuk ka forume, status dhe votë
Nga Gjirokastra, ku po mbahet “Foltorja” për një PD të bashkuar dhe më të fortë, ish-kryeministri Berisha u shpreh se Basha ka tmerr nga vota dhe se ai në historinë e Shqipërisë do mbahet mend si njeri që ka frikë me votën.
Ai tha se PD-ja sipas Bashës nuk ka forume, status dhe nuk ka votë, sepse ai mendon se do të ekzekutojë pluralizmin, por kjo gjë kurrë nuk do të ndodhë theksoi Berisha.
Berisha: Basha ka tmerr nga vota, ai në historinë e Shqipërisë do mbahet mend si njeri që ka frikë me votën, por ne jemi njerëz që i besojmë votës së lirë. Gjer në vitin 2013, ne kemi pasur problematikat tona dhe sherret tona, por kurrë s’kemi pasur një anëtar që ka thënë se nuk jua numëra vota. Fitonte ai që fitonte.
PD-ja sipas Bashës nuk ka forume, status dhe nuk ka votë. Faktikisht ky mendon se urdhërohet që të ekzekutojë pluralizimin, por kjo gjë kurrë nuk do të ndodhë, sepse ne jemi këtu. Vendos ai thotë, por vendimi dhe mendimi i tij është zero, nëse nuk kalon nga forumet dhe vota e partisë. Sepse dhunimi it statusit është dhunim i misionit të partisë.

