Berisha: Jemi thirrur sot për shpëtimin e pluralizmit dhe PD-së, kemi qeverinë më të korruptuar
Nga Gjirokastra, ku po mbahet “Foltorja” për një PD të bashkuar dhe më të fortë, ish-kryeministri Berisha u shpreh se të gjithë të pranishmit janë thirrur në një mision të madh; atë të shpëtimit të PD-së dhe pluralizimit politik.
Ai shtoi se pas 30 vitesh sot shqiptarët kanë një qeveri më të korruptuar dhe më anti-shqiptare, që i bëri shqiptarët të jenë qytetarët më keq të paguar.
Berisha: Qëndrimet e demokratëve në Gjakpastër dhe në rrethet e tjera kanë pasur një rëndësi të jashtëzakonshme në realizimin e projekteve të mëdha të qeverisë së PD-së. Ne të gjithë jemi thirrur në një mision të madh; të shpëtimit të PD-së dhe pluralizimit politik. Ne e kemi themeluar pluralizmin politik. Ne sollëm votën e lirë.
Pas 30 vitesh sot kemi një qeveri më të korruptuar dhe më anti-shqiptare. Sot kemi një qeveri e cila në 8 vite bëri që shqiptarët të jenë qytetarët më keq të paguar. Pas 8 vitesh, ne jemi një vend i cili po të marrim treguesit, kemi shënuar vetëm rekorde të zeza për shkak të kësaj qeveria. Kryesojmë Evropën për lagim ne shqiptarëve. Kjo sepse ai që mori mandatin e tretë është një shpresë-vrasës i pa mëshirë.
